Foto: KALLXO.com.

Botohen kontributet e studiuesve të Institutit Albanologjik

Instituti Albanologjik në Prishtinë ka botuar numrin e parë të revistës “Vjetari”.

Në këtë botim janë përfshirë studime, punime e kumtesa të ndryshme nga konferencat e ndryshme shkencore që janë mbajtur nga ky institut.

Aty janë pasqyruar edhe aktivitetet tjera si promovimi i botimeve të IA-së e jubileve të ndryshëm.

Po ashtu ka shkrime që trajtojnë edhe aspekte të tjera, sikundër statusi i punonjësve shkencorë, etj.

Në këtë botim janë përfshirë shkrime brenda një harku kohor nga 2010 deri më 2020.

“Kjo përzgjedhje nuk është gjithëpërfshirëse, por vetëm një pjesë e atyre shkrimeve që kanë trajtuar punën e Institutit Albanologjik, ngaqë fondi i ruajtur i shtypit për këtë periudhë është shumë më i pasur”- thuhet në parathënie të “Vjetari”-it.

Foto: KALLXO.com.