Ilustrim

I burgosuri i arratisur nga QKUK-ja një recidivist i veprave penale

I arratisuri nga QKUK-ja gjatë ditës së djeshme sipas Policisë është recidivist në vjedhje të rëndë.

Ai ka qenë disa herë i dënuar për veprën vjedhje të rëndë.

Totali i dënimeve të tij shkon në 6 vjet e 27 ditë burg.

Ai ishte shtruar në QKUK si pasojë e një problemi me kraharor më 22 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas burimeve të KALLXO.com i njëjti kishte kërcyer nga kati i dytë i repartit ku po qëndronte.

Dy gardianët të cilët kanë qenë në ruajtje të tij janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

https://kallxo.com/skandali-i-arratisjes-nga-qkuk-ja-i-burgosuri-kerceu-nga-kati-i-dyte/?

.