Hoti: PSD, partneri i ri i koalicionit PAN

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2019-të, duke i akuzuar PSD-në si partner të koalicionit PAN.

Sipas Hotit deputetët e PSD-së për këtë veprim do të gjykohen nga vota e qytetarëve.

“Partneri më i ri i koalicionit PAN, PSD me mandateve të palegjitimuara me votën e qytetarëve, mundësoi votimin e buxhetit 2019. Buxheti ishte çmimi i tyre. Qytetarët e Kosovës nuk harrojnë t’u japin përgjigjen e merituar atyre që ua deformojnë vullnetin politik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

https://kallxo.com/miratohet-ne-parim-buxheti-per-vitin-2019/