Historiani Hakif Bajrami i Bashkohet Vetëvendosjes - Foto: Facebook/AlbinKurti

Historiani Hakif Bajrami i bashkohet Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar historiani Hakif Bajrami.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka thënë se librat e shumtë të profesorit universitar në pension janë lexuar dhe lexohen vazhdimisht nga brezat e studentëve të historisë.

Ky është postimi i plotë i Albin Kurtit:

“Sot Lëvizjes VETËVENDOSJE! iu bashkua historiani ynë i njohur Prof.Dr.Hakif Bajrami. Libri i tij “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995” është një studim i përmbledhur tejet i rëndësishëm dhe i vlefshëm. Librat e tij të tjerë të shumtë, prej studimeve mbi aradhat partizane te dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve për Turqi, për personalitetet kombëtare nga Bedri Pejani te Adem Demaçi, e deri te libri i tij i ndaluar në shtypshkronjë në vitin 1990 “Kosova nga Bujani në Kaçanik” janë lexuar e lexohen vazhdimisht jo vetëm nga brezat e studentëve të historisë”.