Albulena Haxhiu, Deputete

Haxhiu ministrit të Brendshëm: Mos e mendo dorëheqjen, por dorëhiqu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka ngritur disa pyetje për udhëheqësit e institucioneve lidhur me rastin e një të miture në Drenas që dyshohet se u keqpërdor seksualisht.

Ajo madje, ka kërkuar që të dorëhiqet edhe ministri i punëve të brendshme.

“A ndjeni dorëheqje morale ju?” ka pyetur ajo.

“Ministri i Brendshëm tha se kam menduar dorëheqjen. Mos e mendo, dorëhiqu” është shprehur Haxhiu nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Ajo më tej ka thënë se prokurori i rastit të dhunimit në Drenas e ka mbyllur rastin pa shpjeguar arsyet.

“Ne nuk e dimë ende pse prokuroi i rastit ka mbyllur hetimit, a është kryer ndonjë ekzaminim mjekësor. A e ka marr në pyetje të dyshuarin. Apo vetëm e ka mbyllë rastin” ka thënë deputetja e VV-së.

Ajo ka pasur një thirrje për të gjitha vajzat dhe gratë që kanë ngacmime seksuale.

“U bëj thirrje grave të raportojnë te ne, gratë deputete, do të jemi bashkë me ato derisa ta marrin dënimin e mëritur ngacmuesit dhe abuzuesit e tyre. Institucionet e drejtësisë duhet të dalin në mbrojtje vajzave dhe grave, të gjithë qytetareve, por në veçanti vajzave dhe grave” ka përfunduar Haxhiu.