Bahri Hyseni: Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi nuk ishte i pari

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka diskutuar me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me ngjarjet e fundit të dyshimeve se një nxënëse nga Drenasi u abuzua seksualisht.

Në fillim të këtij diskutimi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi tha se ky rast është në procedurë dhe nuk mund të japin detaje.

“Ngjarja është shqetësuese jo vetëm për publikun por edhe për ne. Ky rast nuk është trajtuar asnjëhere më parë, ne do të jemi të kujdesshëm pasi rasti është në procedurë, por edhe për shkak të ndjeshmerisë, pasi ajo ka qenë e mirur, kështu qe duhet të jemi të kufizuar kur deklarohemi për këto raste. Meqenëse rasti është në procedurë hetimore ne nuk kemi të drejtë t’i komentojmë, nëse gjyqtari bënë ndonje shkelje atëherë ne kemi të drejtë”, tha Idrizi.

Ai siguroi se gjyqtarët janë të pavarur.

“Gjyqtarët tonë janë të pavaruar, ju e dini atë qe është kominku në publik. Kemi pranu të vijmë këtu për shkak të ndjeshmërisë dhe respektit për ju”, tha Idrizi.

Kryetarja e këtij komusioni, Duda Balje nga 6+, kërkoi nga përfaqësuesit që të japin sqarime pse rastet e dhunës seksuale, zgjaten në gjykata dhe jo detaje për rastin e të miturës nga Drenasi.

“Ne ju kemi thirrë këtu me marr informata, sepse ne kemi ankesa që raste të tilla janë në 6 vite procedurë, dhuna seksuale ndaj vajzave ka raste që kanë vetëm 1 vjet burg, ne sjemi këtu me perzi gjyqytar as punën tuaj, por pse një rast duhet me kalu 2 vite mu trajtu,sepse rasti i vajzes ka qenë instuticional, kjo është nje mesazh qysh ne si Kosovë i trajtojmë rastet e tilla”, tha Balje.

Edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni tha se ftesës në këtë komision i janë përgjigjur pasi që rasti ishte i ndjeshëm, por tha se ky rast është bërë shumë medial.

“Ne ju kemi përgjigj ftesës duke respektuar rastin që është bërë rast i ndjeshëm. Do t’i bashkëngjitem Nehatit, që rastet e tilla duhet të trajtohen në gjykata, në Prokurorinë e Shtetit, sepse është një rast me të mitur, do të duhej të flitej në dyer të mbyllura. Me shqetësim e kemi marrë, kemi reagu menjëherë, ky rast ëshrë bërë medial ka pasur edhe raste të tjera, nuk është rasti i parë”, tha Hyseni.

Ai shtoi se nuk mund të jep detaje për rastin në fjalë, pasi është ende në procedurë.

“Ne s’mundemi të japim detaje për rastin e Dranasit sepse  është në procedurë penale, çdo fjalë qe e themi këtu do të ndikojë në rastin, sepse ne as nuk kemi drejpërdrejt qasje në të, vetëm kur bëhen subjekt i trajtimit,  nëse ka bërë ndonjë shkelje ndonjë gjyqtarët apo prokuror”, shtoi ai.

Hyseni siguroi se çdo gjyqtar dhe prokuror që ka bërë shkelje ligjore, do të marrë dënimin e merituar.

“Secili qe ka ra ndesh me despozitat ligjore, që ka neglizhu deryrën e vet pas rezultatëve përfundimtare të hetimeve, do të merr dënimin e merituar për këtë rast dhe jo vetëm, po për cdo rast që ësbrë në kundëshrim me kodin e procedurës penale”, tha Hyseni duke shtuar se gjatë vitit 2018 janë trajtuar rreth 75 mijë raste nga të cilat ka pasur edhe raste të dhunës seksuale.

Anëtarja e këtij komisioni nga AAK, Teuta Haxhiu, tha se ky rast pasi që është bërë medial prandaj edhe e ka rëndësinë e saj.

“Kudo ka raste individuale, kemi policë që janë shembull, por njerëz të tillë kudo meritojnë të kenë dënim meritor dhe të tjeret mos ta ngjyrosin”, tha ajo.

Luljeta Veselaj-Gutaj nga PDK kërkoi sqarime për heshtjen e hetimeve nga ana e prokurorisë në Drenas.

“Heshtja e hetimeve te prokuroria e Drenasit, ajo që dua të di sipas ligit gjatë intervistimit të të miturve duhet të ketë shoqërures prindin dhe psikologun klinik, a ka qenë psikologu klinik gjatë intervistimit të të miturës për të parë se a ka presione për të tërheq lëndën”, tha Veseli-Gutaj.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni i’u përgjigj asaj se për momentin janë në fazën e grumbullimit të fakteve dhe çdo pushim i hetimeve mund të hapet nëse del ndonje tjeter fakt.

“Prokurori i rastit e ka marr rastin e ka trajtuar dhe ka vendosur me pushu hetimin, te të miturit nuk ka mundësi me marr deklarat pa qenë prezent perfaqësuesi ligjor apo avokati unë besoj se e ka pas por nuk do lëshohem në këtë sepse lënda është në hetim”, tha Hyseni.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi tha se gjendja kritike më shumë është në Gjykatën e Prishtinës e cila ka numrin më të madh te lëndëve.