Foto: KALLXO.com

Veseli për rastin e 16 vjeçares: Nuk është në traditën tonë të ndodhin këto raste

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë, ku u caktua që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi, tha se kjo që ka ndodhur nuk është në traditën tonë.

“Nuk është në traditën tonë por ka ndodhur një rast i rëndë i pamoralshëm që në botën demokratike kjo quhet edhe pedofili. Është abuzim edhe i pozitës zyrtare ajo çfarë ka ndodhur. Ne kemi fuqi të ballafaqohemi me njerëz të tillë qe na e dëmtojmë imazhin dhe etikën tonë.. Sot do të kemi dhe debat për këtë, është kërkesë e mirë mbajtja e seancës”, tha Veseli para gazetarëve.

Ai po ashtu tha se pavarësisht rastit, nuk duhet të humbet besimi tek institucionet e Kosovës.

“Megjithatë ne duhet ti mbrojmë institucionet, nuk mund të gjej shprehje për të shprehur edhe mllefin për këtë qe ka ndodhur.  Mjekët tanë janë të jashtëzakonshëm duhet ti ruajmë ata dhe të mos i dëmtojmë për dikë qe e meriton deri në fund mos me toleru askush. Mund të jetë edhe të tjerë të tillë. Por nuk do të lejohet abuzimi. Do të jemi të pamëshirshëm ndaj këtyre rasteve”, tha Veseli.