Visar Ymeri: Nuk ndërtuam shtet që mbron, por shtet që dhunon

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri tha se e ka të vështirë të flasë për vajzën nga Drenasi, e cila dyshohet se u abuzua seksualisht nga mësuesi i saj dhe polici si dhe abortoi në një klinikë  në Prishtinë.

“Më duket hipokrizi se sa herë që flasim këtu për raste të tilla, jemi shumë vonë. Për vajzën nga Drenasi tashmë jemi shumë vonë. Kemi dështuar, nuk ndërtuam shtet që i mbron por shtet që i dhunon. I kemi tri instanca mësuesi, polici dhe mjeku që e keqpërdorën detyrën zyrtare dhe përdhunuan sistematikisht”, shtoi Ymeri.

Deputeti tha se zyrtarët e kanë përdorur autoritetin që ia mveshë shoqëria, atë të qenit burrë.

“A nuk i trajtojmë gratë më shumë se vetëm për përdorim? Këtë mentalitet nuk e  kemi rrënuar por e kemi thelluar. Problemi nuk qëndron te zhbërja e normal por ato janë thelluar dhe sofistikuar”, theksoi Ymeri, duke thënë se reagimi shoqëror për këtë rast është inkurajues.

Kuvendi i Kosovës, po zhvillon debat parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.

https://kallxo.com/rreshteri-policor-ne-drenas-arrestohet-si-i-dyshuar-per-dhunim/