Hardinaj: Njëzet vjet më parë, NATO mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në shënim të 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të NATO-s, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i ka dërguar telegram Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg.

Haradinaj ka shkruar në rrjetin social Facebook se njëzet vjet më parë, NATO mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit.

“Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s. Tani, pas dy dekadave, si popull i lirë me orientim të natyrshëm dhe të palëkundur euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të japim kontributin tonë të plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë”, thuhet në postim.