Haradinaj Takon Ish-Sekretaren Amerikane Madeleine Albright

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitë në SHBA ka takuar ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, të cilën siç thotë ai e ka falënderuar në emër të secilit kosovar për ndihmën e saj.

“Zonja Albright bëri kaq shume për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë. Në luftë dhe në paqe, sekretarja e shtetit na ndihmoi, në momente kur kishim nevojë për ndihmën e një mikeje të vërtetë. Zonjës Albright ia shpreha falënderimin e secilit kosovar, që sot jeton i lirë, falë angazhimit të saj dhe miqve tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri ka thënë se Kosova përherë do të jetë falënderuese për përkrahjen e madhe të SHBA-së.