Takimi i Haradinajt me "Xenin" | Foto: ZKM

Haradinaj Takohet me ‘Xenin’

Kryeministri Ramush Haradinaj priti sot në takim këngëtarin e njohur kosovar Shkëlzen Jetishi- “Xeni”.

Lajmin për takimin me “Xenin” Haradinaj e bëri të ditur në Facebook.

“Takim i përzemërt me Shkëlzen Jetishin, doajenin e këngës së mirëfilltë qytetare”, shkroi Haradinaj.

Kryeministri konstatoi më tutje se “Xeni” vazhdimisht e ka ruajtur këngën tonë.

“Këngëtar i rrallë, i cili me vite ka interpretuar perlat e muzikës shqiptare të të gjitha trevave, duke ruajtur kulturën dhe këngën tonë”,shkroi Haradinaj.