Konferencë për media pas takimit në Berlin, 07.06.2019

Haradinaj: Samiti i Berlinit e ka mbyllur idenë e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas kthimit nga vizita e tij në Gjermani tha se nuk ka diskutuar atje për idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë.

Haradinaj para gazetarëve tha se kjo çështje është mbyllur në Samitin e Berlinit dhe në vizitën e tij s’ka pasur vend për diskutim kjo ide.

“Samiti i Berlinit e ka mbyllë çështjen e formulave të kufijve. Kësaj here nuk ka vazhduar diskutimi për një temë te tillë. Kuptohet që është me interes vazhdim i dialogut dhe gjetja e një zgjedhje për dyja vendet me kufijtë ekzistues”, tha i pari i Qeverisë