Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM
Kurti me ministrin Çeku shkojnë në Berlin, do të marrin pjesë në Kongresin e partisë gjermane SPD
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ai ka udhëtuar sot për në Berlin.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka shkuar në kryeqytetin gjerman së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku për të marrë pjesë në një kongres.
“Atje kryeministri Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD)’’ – thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Kurti në këtë kongres pritet të të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të partisë gjermane, SPD.
“Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës sonë në Gjermani’’ – kanë njoftuar nga ZKM.
Ky udhëtim i kryeministrit vjen pas vizitës së tij në Vienë e Paris.