Haradinaj premton ndihmë për banorët e Suharekës pas vërshimeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kërkuar nga FSK-ja dhe MPB-ja të marrin masat e menjëhershëm pas vërshimeve në Suharekë.

“Me shqetësim kemi marrë lajmin për vërshimet në Suharekë. Si Kryeministër i vendit, menjëherë kam kërkuar nga FSK dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane” ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Qeveria do të bëjë maksimumin të parandalojë rrezikimin e jetës së qytetarëve nga vërshimet.

“Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e kësaj komune, z.Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë. Si qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore” ka shkruar Haradinaj në Facebook.