Haradinaj për bashkimin me Shqipërinë: Le ta heqin së pari taksën e 'Rrugës së Kombit'

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Haradinaj në një konferencë për media tha se çështja e bashkimit kombëtar është projekt shekullor, por sipas tij në ditët e sotme është i rëndëishëm bashkëpunimi më i thellë më Shqipërinë.

“Për çështjen e bashkimit kombëtar mund të them se është projekt i shekujve por në etapën që ndodhemi mendoj se është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin e gjithanshme, t’i heqim pengesat burokratike, administrative e të tjera ose ta heqim taksën e rrugës që e kanë nxjerrë për qytetarët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se vetëm përmes veprime konkrete fuqizohen lidhjet Kosovë-Shqipëri.

“Ishte kon mirë me vepru kështu ma konkret dhe me ndihmu lidhjen më të fuqishme ekonomike e gjithanshme Kosovë-Shqipëri”, tha Haradinaj.

Në një aktivitet të Bashkisë së Hasit në Shqipëri, të shtunën, Presidenti Thaçi, tha se shqiptarët në një të ardhme të afërt do të jetojnë në një shtet të përbashkët.

“Bashkëluftëtarë që po i shoh edhe nga kjo trevë e Shqipërisë, bashkëluftëtarë që jetojnë edhe sot në shtetin e Kosovës, bashkërisht do të jetojmë në liri, e bashkërisht do të jetojmë në të ardhmen e afërt në një shtet të përbashkët Kosovë – Shqipëri”, theksoi presidenti kosovar të shtunën e 25 majit.

‘Korrigjimi’ i ri i Hashim Thaçit

.