Haradinaj nuk i komenton deklaratat e ambasadorit britanik për tërheqjen e njohjeve nga disa shtete

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk i ka komentuar deklaratat e ambasadorit britanik në Kosovë Ruairi O`Connell për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga disa shtete.

“Nuk e kam pa çka ka shkru ambasadori O’Connell, si ta shoh ju përgjigjem. Me jepni pak kohë”,  tha Haradinaj shkurtimisht.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se disa vende e kanë tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës.

O’Connell i pyetur nga një qytetar gjatë një bashkëbisedimi në ‘Facebook’ tha se nuk ka justifikim për këto veprime.

“Fatkeqësisht, disa vende i kanë tërhequr njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë qe ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbushë te gjitha kriteret për te qene një shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, është përgjigjur ai.

 

https://kallxo.com/ambasadori-britanik-thote-se-disa-vende-e-kane-terhequr-njohjen-per-kosoven-mpj-e-mohon/

.