Haradinaj nderon me medaljen Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ekspertin amerikan David Phillips

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim ekspertin amerikan të politikës së jashtme David Phillips, të cilin edhe e ka nderuar me medaljen Gjergj Kastrioti- Skënderbeu për mbrojtjen e së drejtës së Kosovës.

“Takim miqësor me njohësin e rrethanave në Ballkan, profesorin e nderuar amerikan, David Phillips me të cilin këmbyem mendime për zhvillimet e fundit politike në vend, rajon dhe më gjërë. Mikun e Kosovës, David Phillips, për qëndrimet e tij në mbrojtje të së drejtës së Kosovës dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar, e nderova me Medaljen Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Eksperti amerikan i politikës së jashtme, David L. Phillips, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, emision në të cilin ka folur për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me ç’rast ka thënë se ShBA nuk e përkrah një ide të tillë.

David Phillips: Amerika nuk e ka aprovuar korrigjimin e kufijve

www.kallxo.com