Thaçi e Haradinaj Kujtojnë Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka që u vranë në vitin 1982.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka u vranë më 17 janar të vitit 1982 për shkak të veprimtarisë së tyre kundër qeverisë së Beogradit.

Haradinaj ngriti lart veprën e këtyre burrave që sipas tij i paraprinë lirisë që sot e ka Kosova.

“Gërvallajt dhe Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës”,shkroi Haradinaj në Facebook.

Në përvjetorin e vrasjes së tyre shkroi edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

“Para 36 vjetësh, më 17 janar 1982, humbëm tre veprimtarë të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike. Edhe pse tashmë kanë kaluar 36 vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike. Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”, tha Thaçi

KALLXO.com shkroi lidhur me vrasjen e Gërvallajve dhe Zekës.

36 Vjet Nga Vrasja e Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka