Haradinaj e Limaj, Kafe Para Protestës (FOTO)

Dy liderët e partive opozitare AAK e NISMA, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, janë parë në një lokal afër sheshit ‘Skënderbeu” pak minuta para se të nisen drejt vendit ku janë mbledhur protestuesit.

Në protestë, AAK dhe NISMA do të kërkojnë nga qeveria tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.

Gazetarët e KALLXO.com kanë dërguar fotografi nga atmosfera në shesh para fillimit të protestës.