Takimi i Haradinajt me ambasadorët e vendeve të Quint-it | Foto: ZKM

Haradinaj Bisedon me Ambasadorët e Quintit për Ligjin e Speciales

Kryeministri Ramush Haradinaj u takua sot me ambasadorët e vendeve të Quintit me të cilët bisedoi rreth nismës së 43 deputetëve për të shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Takimi i Haradinajt me ambasadorët e ShBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Frasncës dhe Italisë u bë i ditur me anë të një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Në komunikatë tregohet se Haradinaj u tha ambasadorëve se “Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit”.

Të njëjtën gjë Haradinaj e tha edhe kur vizitoi sot QKUK-në.

Haradinaj, sipas komunikatës, falënderoi “ambasadorët e Quintit për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset”.

Dje KALLXO.com shkroi për reagimet e ashpra të ambasadorit amerikan Greg Delawie dhe atij britanik Ruairi O’Connell, pas nismës për ndryshimin e ligjit me të cilin u themelua Gjykata Speciale.

http://kallxo.com/mesazhi-trete-delawie-shfuqizimi-speciales-thike-pas-shpine/

http://kallxo.com/oconnell-e-dua-kete-vend-bejeni-zgjedhjen-e-duhur/

Dje Kryesia e Kuvendit dështoi dy herë për të mbajtur mbledhjen e saj pas kërkesës për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të 43 deputetëve.