Hapet Universiteti Veror i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës sot ka hapur edicionin e 19-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në këtë edicion, pritet të marrin pjesë rreth 200 studentë ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët do të ndjekin gjithsej 17 kurse.

Universiteti Veror i Prishtinës i cili ka filluar sot, do të zgjasë deri më 19 korrik të këtij viti.

Në këtë periudhë prej dy javëshe, studentët dhe profesorët vendorë e ndërkombëtarë do të mund të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të mësojnë nga njëri tjetri.

Ligjëratat në kurse, sot kanë filluar nga ora 9 e mëngjesit dhe do të zgjasin deri në orën 12.

Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, duke filluar nga ora 14:00, do të mbahet ceremonia solemne për hapjen e këtij edicioni.