Grupi i Deputetëve të Pavarur me Projektligj për Komisionet Hetimore Parlamentare

Aida Dërguti , deputete në Grupin e Deputetëve të Pavarur ka nisur një nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për Hetim Parlamentar.

Në përmjet kësaj nisme, sipas Dërgutit synohet të eliminohen disa aspekte procedurale të ligjit ekzistues.

Përmes një postimi në Facebook, Dërguti ka renditur ndryshimet që këta deputetë duan ti bëjnë në ligj përmes projektligjit.

“Grupeve parlamentare t’u caktohet afat i shkurtër për t’i dërguar nominimet për anëtarë të komisionit. Në këtë kuptim, kemi konsideruar se afati prej 7 ditësh është i mjaftueshëm.Projektligji i ri diferencën e anëtarëve te përgjithshëm në raport opozitë-pozitë në Kuvend e vendos një anëtar më shumë nga opozita. Kështu, në asnjë mënyrë grupet parlamentare që janë në qeverisje nuk do të mund t’i bllokonin komisionet hetimore”, thuhet në postim

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se ky projekligj synon që raportet e dalura nga Komisionet Hetimore Parlamentare të kenë rezultate konkrete

“Ndryshim pozitiv do të jetë edhe raporti përfundimtar. Me ligjin bazik, pas miratimit të raportit, ky i fundit mbetej në sirtarët e Kuvendit. Ndërsa, me ligjin e ri, raporti me rekomandime i miratuar në Kuvend, i dërgohet për njoftim Qeverisë së Kosovës, Ministrive përkatëse, Presidentit, dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.Raporti i miratuar në Kuvend, së bashku me rekomandime i dërgohet Prokurorit të Shtetit për marrjen e masave të mëtejshme”, shkroi ajo.

Përveq kësaj një ndryshim tjetër sipas saj  do të jetë edhe emërimi i Kryesuesit dhe i zv. Kryesuesit të komisionit. Konsiderojmë që kryesuesi duhet të zgjidhet nga radhët e grupit parlamentar që është iniciator i Komisionit Parlamentar. Ndërsa zëvendës kryesuesi duhet të emërohet nga Kuvendi me propozim të grupit parlamentar që është bashkëiniciator i themelimit të komisionit, grup parlamentar i cili është pjesë e nënshkrimeve në listën e iniciatorit.

Ajo kërkoi ndihmën edhe të deputetëve tjerë në punën për amandamentimin e këtij ligji