Kufiri Kosovë- Mali i Zi | Foto: Facebook

Gruda: Ish-Komisioni Bëri Punë Joprofesionale

Anëtari i komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi Zejnullah Gruda kritikoi joprofesionalizmin e ish-komisionit të drejtuar nga Murat Meha.

“Në këtë rast është bërë një punë tejet joprofesionale, tejet e gabueshme”, tha Gruda.

Ai konstatoi se ish-komisioni u lëshua në punë që nuk i takonin.

“Problemi ka qenë se në punën e tyre ata që nga fillimi janë lëshuar në një punë që s’ka qenë detyre e tyre, persona të pathirrur për të bërë këtë”, tha Gruda.

Duke përkthyer emrin e komisionit të Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare, Gruda deklaroi se malazezët në këtë proces kishin mandat tjetër e kosovarët tjetër.

Ai konstatoi se malazezët kishin mandat për të përcaktuar vijë të re kufitare, ndërsa kosovarët kësaj i thënë përcaktim i vijës kufitare.

“Momentin kur ka fillu punën komisioni i përbashkët me atë malezez është parë se komisionet janë të mandatuar për të kryer punë te ndryshme nga njëri-tjetri. Pala malazeze ka qenë e mandatuar të caktojë kufirin, ndërsa pala kosovare ka qenë e mandatuar për shënjim të kufirit”, tha Grudaa.

Para Grudës në Komisionin për Punë të Jashtme foli edhe Shpejtim Bulliqi.

http://kallxo.com/bulliqi-komisioni-kaluar-krijoi-vije-te-re-kufitare/