Greqia e Shqipëria nisin bisedimet për kufirin detar

Në Tiranë dje kanë filluar negociatat në nivel teknik mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar mes dy vendeve.

Bisedimet mes dy delegacioneve u zhvilluan në ambientet e Ministrisë se Jashtme dhe zgjatën rreth 8 orë.

Të dyja palët ishin të përfaqësuara me ekspertë të fushave të ndryshme që diskutuan së bashku për çështjen e vijës kufitare.

Ministria e Jashtme bëri të ditur se takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.

Burimet bëjnë të ditur se në fillim diskutimi është fokusuar në parimet kryesore të caktimit të kufirit detar mes dy shteteve, bazuar në konventat ndërkombëtare. N

dërkohë, diskutimeve në tryezën e parë të negociatave u paraprinë konsultime të gjata mes vete eksperteve të grupit shqiptar.

Burime të Ministrisë sqaruan se takimi i radhës do të zhvillohet shumë shpejt, por këtë radhë në Athinë.