Delegacioni i Forumit të Gruas së LDK-së te "Heroinat"

Gratë e LDK-së te ‘Heroinat’ në Ditën e Mësuesit

Një delegacion i Forumit të Gruas së LDK-së në 27 vjetorin e themelimit që përkon me Ditën e Mësuesit vizitoi mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë, familjen dhe varrin  e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe monumentin “Heroinat” që u është kushtuar sakrificave të grave kosovare për liri.

Lirije Kajtazi, kryetare e forumit, tha se çdo herë kur gjendemi para këtyre monumenteve të rëndësishme heroike zotohemi për të vazhduar synimin e tyre për të pasur një shtet sa më demokratik.

“Vazhdimisht kur jemi këtu zotohemi që gjithë ajo që ishte synim i tyre ne ta vazhdojmë tutje, duke dashur një shtet ku respektohet ligji, një shtet ku respektohet demokracia dhe një shtet ku shikohet kah e ardhmja”, tha Lirije Kajtazi.

Tutje ajo tha se figura të tilla si monumenti i gruas dhe figura e ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova janë shembuj që duhet të ndiqen.

Kajtazi tha se në këtë ditë të veçantë e cila shënon edhe themelimin e shkollës së parë shqipe, forumi i gruas i uron të gjithë mësimdhënësit dhe mësimdhënëset si dhe gjithashtu uron të gjitha nënat dhe motrat për 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Punonjësit e arsimit sot u uruan dhe morën mirënjohje edhe nga institucionet lokale dhe qendrore në Prishtinë.

http://kallxo.com/ministri-uron-mesuesit-ne-diten-e-tyre/

http://kallxo.com/ahmeti-gjithnje-tu-jemi-borxhlinj-mesuesve/