8 Marsi, hapet minibiblioteka ‘Heroinat’

Organizata ETEA ka hapur sot në Prishtinë minibibliotekën ‘Heroinat”, dedikuar të drejtave të grave.

Kjo minibibliotekë është hapur në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, në afërsi të memorialit “Heroinat” në Prishtinë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – me libra feministë dhe materiale që trajtojnë çështje gjinore – u hap minibiblioteka e vendosur te Memoriali ‘Heroinat’”, thuhet në njoftimin ETEA-s në Facebook.

Hapja e kësaj minibiblioteke është bërë në bashkëpunimit edhe me “Kosova Women’s Network”, Qendrën Kosovare për Studime Gjinore dhe Artpolis – Art and Community.

Hapja e minibibliotekave mundësohet nga organizata ETEA, Kuvendi Rinor i Prishtinës, Dukagjini Bookstore dhe Komuna e Prishtinës me përkrahjen e Forumit për Iniciativa Qytetare me burime financiar nga European Union Kosovo.