Kandidatja e LDK kërkon uniforma në shkolla

Kontribut të madh cilëson se mund të jap si deputete, ashtu siç po garon në këto zgjedhje, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirie Kajtazi.

Kajtazi  në një intervistë për KALLXO.com tregon se nëse merr besimin e qytetarëve që të përfaqësoj ata edhe në një mandat tjetër në kuvend, do të vazhdoj të punoj por kësaj radhe më tepër për të drejtat e njeriut.

“Kauza që do të ndjek është krejt ato që janë identifikuar si preokupim qytetar, por dua të vë theksin në çështjet që kanë ndjeshmëri më tepër te të drejtat e njeriut. Sidomos te ligji për financim të pushtetit local ku janë kategori sociale dhe u ka munguar mbështetja e shteti”, thotë ajo për KALLXO.com.

Pozita e deputetes sipas Kajtazit është një formë më e mirë për të dhënë kontribut deri sa nuk jep ndonjë përgjigje nëse do të kalonte në ndonjë post tjetër.

Taksat të cilat lehtësojnë bizneset janë ato të cilat duhet të ulen sipas kandidates për deputete ga radhët e LDK-së, ndërsa tregon edhe se cilat janë amendamentet e para të cilat do të i  propozoj para kolegëve të tjerë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Ligji për financimin e pushtetit lokal, formula nacionale e ndarjeve të punës tek arsimi dhe gjëra të tjera siç janë të drejtat e njeriut dhe çështja e të pagjeturve”, tregon tutje në intervistë Kajtazi.

Lirie Kajtazi është nga Gjilani, komunë kjo që udhëhiqet nga bashkë partiaku i saj Lutfi Haziri.

Edhe pse nën udhëheqje të LDK-së, Kajtazi nuk zgjedh që të mohoj problemet me të cilat ballafaqohet qyteti i Gjilanit.

“Sa herë që miratohet buxheti i shtetit, i komunës mbetet kjo që një pjesë e kapitalit dhe projekteve shkon aty dhe një adresim ndryshe do të bënte më shumë përpjekje në përgjithësi. Si shqetësim mbetet edukimi parashkollor dhe insistimi që të zbatohet ligji ne shumëçka që kemi të shkruar në ligj por shumë pak në zbatim të ligjit”, tha ajo.

Kajtazi nuk do të ndërroj mendje për qëndrimin e saj në partinë e LDK-së ndërsa shton se nuk e ka menduar të votoj kundër qëndrimit të grupit parlamentar të saj pasi që sic thotë ajo, “LDK funksionon me mendime nga gjithsecili dhe kontributi im është deri në vendimin final të grupit”.

Të rinjtë të papunë do të kenë përkrahjen e Kajtazit e cila thotë se nuk do të lë anash as barazinë e grave sidomos në prona.

Ajo tregon edhe se cilat do të jenë veprimet e saj sa i përket përmirësimit të ambientit dhe ajrit të ndotur në Kosovë.

“Faktikisht në këtë aspekt jemi shumë keq si shtet kam qenë e kujdesshme në votimin për vjetërsimin e veturave, ambientet në shkolla për ti ruajtur jo vetëm nga ndotësit klimatik por edhe nga personat që atakojnë shoqërinë, por mbetet prioritet konsumimi i ushqimit që brenda bufeve brenda ambienteve shkollore ka ushqim që aspak si përmbush cilësinë e të ushqyerit”, thotë ajo në intervistën për KALLXO.com.

Në lidhje me çështjet tematike për të cilat në vazhdën e intervistave të KALLXO.com me kandidatët për deputet të LDK-së dhe subjekteve të tjera politike, Kajtazi tregon se është për ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr, kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit, kundër përdorimit të qeseve të plastikës, kundër shitjes së Telekomit të Kosovës, kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë si dhe kundër heqjes së tarifës me Serbinë.

Tutje, Kajtazi tregon se është kundër edhe ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës si dhe thotë se nëse universitetet publike në Kosovë nuk kanë programe të akredituara nuk duhet të vazhdojnë punën më tutje.

Gjithashtu kandidatja për deputete nga LDK thotë se është kundër monopolit në homologim dhe se preferon traditën shqiptare sa i përket martesave.

Bartja e shamisë në shkolla nuk është uniformë sipas Kajtazit, ndërsa tregon se shkolla ka uniformë të veçantë.

Kuota për deputet nga diaspora sipas Kajtazit duhet të jetë si dhe shton se duhet të bëhet ridizajnimi i skemës për veteranët e luftës dhe se duhet hequr katroni i gjelbër për diasporën.

Fushata e Kajtazit mbështetet nga vetë ajo si dhe nga kontribut dhënësit e saj të cilët sipas saj janë ithtar të veprimit dhe idesë së LDK-së.

Kajtazi  nuk jep një përgjigje të saktë sa i përket çështjes së sa vende të punës do t’i mbaj nëse merr postin e deputetes.

“Nuk mundem mu përgjigj varet nga organogrami i sektorit që do të jem”, thotë ajo.

Pasuria e paluajtshme e Kajtazit prek  shifrën e 250 mijë eurove ndërsa të hyrat vjetore të saj 25 mijë e 280 eurove nga paga e pozitës së ish- deputetes.

Ajo tregon se ka pasuri të përbashkët me bashkëshortin dhe familjen e saj.

Kajtazi  tregon se në rast se ka qenë e sëmurë apo i është dashur ndonjë trajtim mjekësor, ka vizituar spitalet publike dhe se njëjtë do të vazhdoj edhe nëse merr mandatin e radhës.

Kajtazi tregon se fëmijët e saj janë në shkolla publike ndërsa shton se ka shumë familjarë të papunë por që të cilët “janë të përgatitur por mbetet që të njëjtit të konkurrojnë në poste si çdo qytetar tjetër”.

Fati i Trepçës sipas Kajtazit duhet të mbetet nën qeverisje shtetërore ndërsa tregon edhe se nuk e ka në natyre të kushtëzoj votën e saj për buxhet.

“Nuk e kam natyrë me kushtëzu sepse gjithherë shoh baraspeshën e projektit”, thotë ajo në intervistën  për KALLXO.com.

E drejta pronësore do të jetë dhe do të vazhdoj të jetë një çështje e cila do të lë gjurmë në punën e saj si deputete.

Tutje, kandidatja për deputete nga LDK, Lirije Kajtazi tregon se do të parashtroj pyetje parlamentare sa të jetë e nevojshme dhe se takimet me qytetarë do ti mbajë të panumërta.

Sipas Kajtazit makinat më të vjetra se dhjetë vite nuk duhet të importohen në Kosovë.

Kajtazi thotë edhe se do të jap dorëheqje nëse i ngritët aktakuzë ndërsa shton se do ta votoj një qeveri me ma pak ministri se 15.

Numri i zëvendësministrave në një ministri nuk duet të jenë më shumë se 2 thotë Kajtazi duke shtuar se nuk do të votojë për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim.

Kajtazi premton se do të bëj transparente fondet e partisë si dhe dokumentet apo faturat në kuvend.