Godet çiklistin me veturë, vozitësja shoqërohet në Polici

Një çiklist është goditur me veturë disa minuta më parë në kryqëzimin e rrugëve “Ilir Konushevci” dhe “Nuhi Gashi” në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti-Haziraj, ka konfirmuar aksidentin për KALLXO.com.

Ajo shtoi se vozitësja e veturës që goditi biçiklistin është shoqëruar në Polici.

“Rreth orës 18:00 ne kryqëzimin e rrugëve ‘Ilir Konushevci’ dhe ‘Nuhi Gashi’ në Podujevë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një veture dhe një biciklete. Si pasojë e aksidentit biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për  tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut ndërkohe që ngasësja e automjetit është shoqëruar ne stacion policor”, tha Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.