foto-ilustrim

Gjendet Trupi i Trevjeçarit në Lumin "Klina"

Sipas një komunikate nga Policia e Mitrovicës, familjarët kishin raportuar se fëmija ishte zhdukur mbrëmjen e 7 marsit dhe se kishte dyshime se kishte rënë në lumin ‘Klina’.

” Drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë relevante policore, njësitë e zjarrfikësve, si dhe Departamenti i Emergjencave në Komunën e Skenderajt, po ashtu në kërkim të trupit të viktimës janë angazhuar ekipe të FSK-së, zhytës të  klubit Trepça,” thuhet në komunikatë.

Policia njofton se trupi i fëmijës së zhdukur është gjetur i pajetë

“Rreth orës 23:15 njësitë e zhytësve kanë arritur të gjejnë trupin e viktimës, ku sipas rrjedhës së lumit viktima ishte dërguar në zonën e fshatit LLaushë pa shenja jete, ku vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendngjarje,” vijon komunikata e policisë.

Prokurori nga vendi i ngjarjes kishte autorizuar të fillojnë hetimet dhe sipas hetimeve të para, incidenti kishte ndodhur në kohën kur fëmija ndodhej duke lozur në oborr dhe sipas familjarëve ishte zhdukur, gjegjësisht kishte rënë në lumë.

“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij,” thuhet më tutje në komunikatë.

Sipas Prokurorit të vendit të ngjarjes rasti është iniciuar dhe hetuar si ‘vdekje aksidentale’.

Më 7 mars në disa komuna të Kosovës pati vërshime, ndërsa një njeri vdiq pasi ra në një përroskë në Komunën e Gjakovës.

Trevjeçari është viktima e dytë nga vërshimet që ndodhën ditëve të fundit në Kosovë.

http://kallxo.com/nje-76-vjecar-nga-gjakova-viktima-e-pare-e-reshjeve-te-shiut/ [interaction id=”56e00a524ab46a0103aba2ce”]