foto-ilustrim

Gjenden në Veri Pjesë të Veturave të Vjedhura në Prizren

Policia nga dy të dyshuar të arrestuar me mbiemrat Bytyqi e Rama, arriti të nxjerrë informata për dy vetura të vjedhura më 15 dhe 18 janar në Prizren.

Policia në një komunikatë njoftoi se këto vetura ishin dërguar në Mitrovicën veriore për t’u shitur për pjesë.

“Bëhej fjalë për një veturë të llojit “Opel Kadet” GSI dhe një “Golf” III. Janë gjetur pjesë të këtyre dy veturave në Mitrovicën Veriore në pronësi të  një të dyshuari i cili automjetet e vjedhura i kishte shitur për pjesë,” thuhet në komunikatën e policisë.

Policia njoftoi në komunikatë se ka konfiskuar pjesët e këtyre makinave.

“Policia i ka sekuestruar këto pjesë dhe pas ekzaminimeve të nevojshme do t’i përdorë në cilësi të provës materiale kundër të dyshuarve,” sqaroi policia.

I dyshuari për një seri vjedhjesh në Prizren me mbiemrin Rama u arrestua nga policia në shkurt.

KALLXO.com shkroi për të arrestuar për vjedhje dhe grabitje në Prizren gjatë këtyre ditëve.

http://kallxo.com/u-konfiskohen-8-mije-euro-te-dyshuarve-per-vjedhje/

http://kallxo.com/arrestohet-grabitesi-i-dyshuar-qe-terrorizoi-nje-grua/

Në maj të vitit 2015 tregoi në një hulumtim se si vidhen makinat në Kosovë.

http://kallxo.com/si-vidhen-veturat-ne-kosove/