Foto: Ilustrim

Gjakovë, vëllai sulmon motrën

Një person në Gjakovë ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:00.

Policia në raportin zyrtarë ka njoftuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me motrën e tij e ka sulmuar fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.