Nga mbledhja e dy qeverive në Tiranë

Gati Dizajni për Mbledhjen e Dy Qeverive

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Isa Mustafa tha se për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës e Shqipërisë ka pasur një takim konsultativ me ministrat e caktuar për përgatitjen e saj.

Mustafa tha se deri tash Kosova ka përgatitur tri marrëveshje që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje.

“Janë dërguar vetëm tri marrëveshje deri tash. Të mërkurën ekipi jonë shkon në Shqipëri, duhet t’i kemi të gjitha propozimet e marrëveshjeve që do të lidhen,” tha Mustafa.

Mustafa kërkoi që deri të hënën e ardhshme të përgatiten të gjitha marrëveshjet mes dy shteteve që pritet të nënshkruhen.

“Deri të hanën ta kryejmë, t’i kemi edhe tekstet e marrëveshjeve që ta dimë sa marrëveshje e memorandume kemi me i lidhë, në mënyrë që ato të harmonizohen edhe me palën shqiptare paraprakisht,” tha Mustafa.

Mbledhja e përbashkët do të mbahet më 3 qershor në Bibliotekën Kombëtare.

Kryeministri Musfata kërkoi që ambientet e brendshme të bibliotekës të përgatiten për mbledhjen.

“Edhe ministri Yagcilar, nëse i duhen pare le të kërkojë prej qeverisë, sepse nuk bahet fjalë për investime të mëdha, por vetëm për ndërhyrje në disa pjesë të brendshme,” tha Mustafa.

Ministri Yagcilar raportoi për përgatitjet e mbledhjes. Tha që dizajni është gati, por nuk dha sqarime për të.

“Është përfunduar edhe dizajni, tash ka mbetur pjesa e çështjeve teknike,” tha Yagcilar.

Në mbledhjen e 15 prillit Isa Mustafa caktoi Yagcilarin, por edhe Petrit Selimin, Hajredin Kuçin e Kujtim Shalën për përgatitjen e takimit të dy qeverive.

http://kallxo.com/ne-maj-ose-qershor-mbledhja-e-dy-qeverive/

Data 3 qershor për mbledhjen e qeverive Kosovë-Shqipëri u përmend në takimin mes ministrave të financave të dy shteteve Arben Ahmetajt e Avdullah Hotit të hënën.

http://kallxo.com/shqiperia-premton-serish-kosoves-dalje-ne-det/