Gashi: Xhudistet tona na bënë krenarë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se xhudistet Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, edhe këtë herë e bën krenare Kosovën në Tashkent të Uzbekistanit, në garën Grand Prix në xhudo.

Përmes Facebook-ut, ai tha se xhudistet tona rrëmbyen dy medaljet të arta dhe një të argjendtë dhe e ngritën flamurin e Kosovës para shumë flamujve të shteteve tjera.

“Kjo dëshmon se Kosova është e artë në sportin e xhudos dhe kemi talente në sport. Urime Distrias, Majlindës, Norës, trajnerit Driton Kuka dhe gjithë atyre që i gëzohen suksesit të xhudisteve tona. Urime”, ka shkruar Gashi.