Ganimete Musliu, deputete e PDK-së - Foto: KALLXO.com

Ganimete Musliu i kërkon Haradinajt ta shkarkojë menjëherë zëvendësministren serbe

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ta shkarkojë zëvendësministren e Ministrisë së Drejtësisë, Vesna Mikiq.

Reagimi i deputetes Musliu vjen pasi mediat gjatë ditës raportuan se zëvendësministrja Mikiq intervenimin e NATO-së të para dy dekadave e quajti gjenocid.

“Kjo zv.Ministre nuk guxon te paguhet nga taksat tona. Kryeministër Haradinaj, shkarkoje menjeher! Boll me kemi toleruar por jo deri ne pafundesi. Ndytesirat si kjo nuk i sherbejne as serbeve te Kosoves. Le te shkoj te jetoj ne “shtetin e saj sovran”” shkroi sonte deputetja Musliu në profilin e saj në ‘Facebook’.

Sot gjate ditës mediat raportuan se ministrja Mikiq postoi një status në Facebook, duke thënë se “para plot 20 vitesh nga NATO u krye qëllimisht gjenocid i planifikuar ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar”.