Fushë Kosovë, fqinjët ia thyejnë banesën

Një banesë në Fushë- Kosovë është thyer dje nga disa persona të dyshuar.

Gruaja të cilës i është thyer banesa ka raportuar në polici se banesa e saj është thyer dhe se personat e dyshuar dyshohet të jenë në banesën fqinje.

Policia ka njoftuar se gjatë verifikimit është arrestuar një burrë dhe një grua, shtetase e Shqipërisë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person tjetër i cili në përpjekje për të ikur kishte kërcyer nga ballkoni dhe kishte pësuar lëndime trupore, ku si pasojë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Gjatë kontrollit të banesës së personave të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.