Arrestimi i një të dyshuari- Foto: KALLXO.com

Frikëson Gruan me të Shtëna në Ajër

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti besohet se para 5 ditësh ka shtënë në ajër me pushkë gjuetie që e mban në posedim, me qëllim të frikësimit të bashkëshortes dhe dy djemve të  tyre.

Njësiti i hetimeve pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjuetisë dhe një armë AK-47 me 4 karikatorë të zbrazët të prodhimit jugosllav.

Pasi është intervistuar nga policia, prokuroria ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe rasti është proceduar në Prokurorinë e Shtetit.

I dyshimti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.