FOTOLAJM: ‘Inovacioni’ në Shtëpinë e Shëndetit në Fushë Kosovë

Në Shtëpinë e Shëndetit në Fushë Kosovë është zbuluar një mënyrë e veçantë për mbajtjen e aparatit të kondicionerit të ajrit.

Me sa duket, ky aparat ka pasur probleme me qëndrimin në murin e këtij institucioni shëndetësor prandaj mirëmbajtësit i kanë vënë disa tulla për ta bërë atë të qëndrojë në vendin e vet.

Një lexues ka dërguar në Kallxo.com një fotografi për ta treguar ‘inovacionin’.