Fotografi Para Nisjes së Protestës

Protestuesit e thirrur nga opozita kanë filluar të mblidhen para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, prej nga masa e njerëzve do të niset drejt sheshit “Skënderbeu”.

Autobusët nga komunat tjera të Kosovës janë duke ardhur dhe po parkohen te parkingu prapa Pallatit të Rinisë, ndërsa protestuesit me flamuj e pankarta në duar po i drejtohen vendit të grumbullimit.

Në ndërkohë, në sheshin “Skënderbeu”, partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe NISMA kanë përgatitur një binë nga e cila liderët do të mbajnë fjalimet e tyre në të cilat pritet të bëjnë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Protesta po organizohet për t’i kundërshtuar marrëveshjet e nënshkruara në verë të këtij viti me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

bib1 bib2 bib3 bib5