Foto: Atdhe Mulla

(FOTO) Sa vetë protestuan në Prishtinë e në Shkup për 1 maj?

Dita ndërkombëtare e punëtorëve u shënua me protesta dhe marshe edhe në Ballkan.

Nëse krahasojmë protestën e bërë në kryeqytetin e Maqedonisë Veriore dhe në Prishtinë, ato duket se janë të përmasave të ndryshme.

Numra zyrtarë të pjesëmarrësve në këto protesta nuk janë bërë publik.

1 maji në Prishtinë u shënua me protestë të organizuar nga sindikatat e punëtorëve.

Avni Ajdini kryetar i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës tha se punëtorët duhet të raportojnë për shkeljet që ju bëhen.

“Gjithmonë duhet të jemi unik që të realizojmë të gjitha kërkesat. Kemi çdo ditë shkelje ligjore dhe kërkojmë që ligji të zbatohet. Kërkojmë nga punëtorët të deklarohen për shkeljet që iu bëhen në vendin e punës”, tha Ajdini.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga Atdhe Mulla të  organizimit në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Në anën tjetër. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë po ashtu kanë marshuar në Shkup me kërkesa të përmirësimit të të drejtave të punëtorëve.

Fotografitë e nxjerurra nga reportazhi i Televizionit 21 në Maqedoninë e Veriut tregojnë përmasën e kësaj proteste.

https://kallxo.com/maqedoni-marsh-protestues-per-te-drejtat-e-punetoreve/