Pamje nga vendi i aksidentit - Foto: KALLXO.com

FOTO: Një Automjet Rrokulliset te Liqeni i Badovcit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, më saktësisht te Liqeni i Badovcit.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com, një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë.

Qytetari ka thënë se nuk e di nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Policia është në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka pyetur Policinë rreth këtij aksidenti dhe është në pritje të përgjigjeve.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari nga vendi i ngjarjes.