Arkiv: Aksidenti i motoçikletës - Foto: KALLXO.com

FOTO nga vendi i aksidentit ku u lëndua rëndë një motoçiklist

Një qytetar ka dërguar fotografi nga vendi ku ndodhi aksidenti i trafikut në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

KALLXO.com raportoi se në këtë aksident, që ka ndodhur rreth orës 17:00, lëndime të rënda ka pësuar shoferi i motoçikletës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Këto janë fotografitë e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar.