Zona te liqeni i Ujmanit - Foto: KALLXO.com

FOTO: KFOR-i tërhiqet nga liqeni i Ujmanit

Forcat e KFOR-it nuk janë më të pranishme te hidrocentrali i liqenit të Ujmanit.

Mospraninë e tyre në këtë zonë e dëshmojnë fotografitë e gazetarit të KALLXO.com, i cili ka vizituar zonën sot pasdite.

Në këtë pjesë, te hidrocentrali i liqenit artificial të Ujmanit, që gjendet në pjesën veriore të Kosovës, të shtunën janë vendosur pjesa më e  madhe e ushtarëve amerikanë të KFOR-it që erdhën në këtë zonë.

Shkuarja e KFOR-it në këtë zonë u mendua se kishte të bënte me zhvillimet që priteshin të ndodhnin në veri, por forca paqeruajtëse shumëkombëshe tha se dislokimi në këtë pjesë ishte në kuadër të një stërvitjeje, e planifikuar më parë.

KALLXO.com kishte siguruar pamje ekskluzive të pranisë së forcave amerikane te liqeni dhe hidrocentrali i Ujmanit.

https://kallxo.com/video-patrullimet-e-ushtareve-amerikane-ne-ujman/

Këto janë fotot e bëra sot në vendin ku ishin stacionuar pjesa më e madhe e ushtarëve amerikanë të KFOR-it, e tani nuk është asnjë prej tyre.