KFOR-i amerikan dhe protestuesit në Leposaviq luajnë bashkë - VIDEO
06.6.2023 - 13:57
Ushtarët e KFOR-it amerikan dhe protestuesit serb lokal në Leposaviq kanë ‘gjetur kohë’ edhe për të luajtur bashkë.
Siç raporton portali kosovar në gjuhën serbe Kossev, ushtarët e KFOR-it i janë bashkuar protestuesve serb, të cilët këto ditë po shënojnë fillimin e ‘Lojërave të Punëtorëve’, që sipas mediumit, është një manifestim tradicional në këtë komunë.
Kossev raporton se protestuesit dje pranë telave me gjemba të KFOR-it kanë luajtur futboll, volejboll e shah, ndërsa sot kanë luajtur lojën ‘tërheqje lufte’.