FOTO - Grupet e VV-së Hyjnë në Takimin e Krizës

Kryesia e Vetëvendosjes dhe deputetët e kësaj partie kanë nisur takimin e shumëpritur në të cilin pritet të diskutohen çështjet që kanë rënduar javëve të fundit në agjendën e kësaj partie.

Grupe- grupe, anëtarë të kryesisë dhe deputetë kanë hyrë brend anë takimin me dyer të mbyllura që po mbahet në selinë e partisë.

Ky është takimi i parë i kryesisë në të cilin janë bërë bashkë ish kryetari i dorëhequr Visar Ymeri dhe kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e 21 janarit, Albin Kurti, pas një sërë polemikash nga largësia të zhvilluara që nga koha kur dolën në publik përçarjet e partisë.

Albin Kurti ka hyrë në këtë takim pasi doli nga vetura e njëjtë bashkë me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ndërsa Visar Ymeri ka ardhur bashkë me Dardan Molliqajn e Shqipe Pantinën.

Më poshtë, KALLXO.com sjell fotografi nga hyrja e zyrtarëve të VV-së në këtë takim: