Ilustrimi: Jeta Dobranja/Trembelat

Vetëvendosje s`di si do të Qeverisin me Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, më herët ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

I ftuar në emisionin Click në RTV 21, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka deklaruar se nuk e di si do të shkojnë punët.

Drejtorët aktivistë të Vetëvendosjes ende janë në postet e tyre në Prishtinë.

Se cila do të jetë e ardhmja e qeverisjes, sipas Aliut duhet të bisedohet edhe me Ahmetin, me të cilin deri më tani nuk kanë komunikuar, shkruan rtv21.tv.

Aliu thotë se Vetëvendosje është duke i riorganizuar strukturat e tyre pas daljeve që kanë ndodhur.

Sipas Aliut duhet ulur e biseduar edhe me Shpend Ahmetin e edhe me Qëndron Kastratin, kryetar i Kamenicës, për mënyrën se si ata e shohin të ardhmen e qeverisjes.