Dëmet nga era në Pejë - Foto: KALLXO.com

FOTO: Era e Fortë Shkakton Dëme në Pejë

Era e fortë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dje pasdite dhe gjatë natës në Pejë dhe rrethinë.

I kontaktuar nga KALLXO.com, shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës, Durim Shermeti, tha se dëmet e para nga era e fuqishme në Pejë janë shkaktuar dje rreth orës 16:00.

Ai tha se menëjherë kreu i Komunes, Gazmend Muhaxheri, në koordinim me drejtoritë përkatëse të Komunes, së bashku me Njësitin e Zjarrfikësve në Pejë dhe ekipet e KEDS-it, kanë dalë në terren.

“Dëmet e para janë shkaktuar rreth orës 16:00. E nga atëherë e deri më tani janë bërë mbi 25 intervenime në terren”, tha Sheremeti për KALLXO.com

Shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës tha se nga institucionet publike më së shumti ka pësuar çatia e shkollës së rë në fshatin Raushiq.

“Era ka shkaktuar dëme të mëdha në çatinë e shkollës në Raushiq”, theksoi ai.

Sheremeti tha se ende janë në terren ekipet mobilizuese duke intervenuar në vendet ku ka pasur dëme.