Gjendja në Spitalin e Pejës - Foto: Rtv21
Era e Fortë La Pasoja në Spitalin e Pejës
02.4.2018 - 10:29
Pas erës së fortë të para dy ditëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pasur dëmtime në kulmin ku gjenden sallat e operacionit dhe reanimimit.
Si pasojë e heqjes së mbulesës së kulmit dhe shiut të dendur janë shkaktuar dëme në instalimin elektrik dhe për momentin sallat janë jashtë funksionit.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe funksionalizimi i sallave të bëhet sa më parë.
Ndërsa dje, shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës tha për KALLXO.com se nga institucionet publike më së shumti ka pësuar çatia e shkollës së re në fshatin Raushiq.
http://kallxo.com/foto-era-e-forte-shkakton-deme-ne-peje/