Aksidenti afër Vitisë - Foto: KALLXO.com

FOTO: Aksident me të lënduar afër Vitisë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Vitisë.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në fotografi shihet një veturë e aksidentuar, e cila është dëmtuar rëndë.

Po ashtu, sipas fotografisë, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.

Aksidentin e komunikacionit e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas zëdhënësit, aksidenti ka ndodhur në fshatin Drobesh.

“Para pak minutave ka ndodhur një aksident në fshatin Drobesh. Deri më tani sa jam informuar dy persona janë të lënduar dhe janë dërguar për mjekim”, tha Hashani për KALLXO.com.

Kjo është fotografia e dërguar nga vendi i ngjarjes nga qytetari: