Ndertesa e Gjykates Themelore ne Mitrovice - Foto: Atdhe Mulla

Flet Kryeprokurori i Mitrovicës pas paralajmërimeve të serbëve për mosbashkëpunim me institucionet e Kosovës

Pas deklaratës së kryetarit të asamblesë komunale të Mitrovicës së Veriut, Dejan Gurishiq, që institucionet e Kosovës nuk vlejnë në veri të Kosovës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla tha se organi i akuzës është duke funksionuar normalisht.

Ai ka thënë se prokuroria e shtetit është duke zhvilluar aktivitet normal në pjesën veriore.

“Prokurorët shqiptarë e serbë janë në punë dhe sot gjatë ditës janë në gjykime. Nuk kemi asnjë paralajmërim për ndonjë aktivitet tjetër”, ka thënë Syla për KALLXO.com.