Fisnik Ismaili Hyn në Kuvend

Deputeti i “Vetëvendosjes” Fisnik Ismaili sapo ka kaluar procedurat e kontrollit në hyrje të Kuvendit.

Ai ndodhet në arrest shtëpiak, por ka ardhur në seancën e sotme.

Ismailit iu caktua arresti shtëpiak, pasi u arrestua më 1 dhjetor po në hyrje të Kuvendit, ngase sipas policisë kishte me vete bombola që dyshohej se ishin gaz lotsjellës.